Hysaj përgatit valixhet, Lazio nuk e dëshiron më mbrojtësin shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2022, 07:10
Bëhen gjithmonë e më bindës zërat për një largim të mundshëm të Elseid Hysajt nga Lazio vetëm një vit pas transferimit të mbrojtësit shqiptar në kryeqytet.
Klubi ka nevojë urgjente për të hequr dorë nga shpenzimet dhe paga e Hysajt është një barrë e madhe për kryeqytetasit.
I kërkuar me ngulm nga Sarri, Hysaj nuk është më në planet e trajnerit toskan pas një sezoni në dritëhije dhe në listën e emrave për ta zëvendësuar janë Emerson Palmieri, Javi Galan, Nico Schulz, Fabiano Parisi dhe Samuele Birindelli.
