Robert Lewandowski tundohet nga oferta e gjigandëve të Premier League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2022, 09:33
Po merr përmasa edhe më të mëdha ankandi për të bindur Robert Lewandowskin pas deklaratës publike të polakut për t’u larguar nga Bayern Munich.
Rekordmeni i golave të shënuar për një sezon në Bundesliga, nuk arrin të bindë Barcelonën të paguajë më shumë se 30 milionë euro dhe në lojë janë futur edhe disa klube, mes të cilave edhe Manchester United që gjatë orëve të fundit e ka shtuar presionin.
United ka bërë gati një ofertë që mund ta bëjë 33-vjeçarin ta mendojë seriozisht transferimin në Premier League. 400 mijë Pound në javë, rreth 25 milionë Euro në sezon. Një shumë e konsiderueshme për të afruar shtatlartin dhe për ta bashkuar me Cristiano Ronaldon.
