Video/ Kosova dështon në Greqi. Ndeshje e tensionuar në shkallë dhe zhgënjyese në fushë
Kosova dështon në ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve pasi u mund 2-0 në Greqi në një takim që zgjati rreth 100 minuta dhe u shoqërua nga një situatë e tensionuar që nisi që prej ekezkutimit të himnit kosovar.
Në Grupin C2 pas barazimit të Irlandës së Veriut dhe Qipros, Greqia grumbullon 9 pikë pas tre ndeshjeve të para dhe mund të konsiderohet e pozicionuar përfundmisht në vendin e parë.
Ndeshja e zhvilluar në Volos u dominua tërësisht nga vendasit që e shënuan golin e parë 20 minuta nga fundi ndërsa në kohën shtesë kur ndeshja ishte vendosur, erdhi edhe goli i dytë i shkaktuar edhe nga një gabim i rëndë i mbrojtësit të fundit, Emir Sahiti.
Përballja ishte e tensionuar pasi në në stadium u shfaqën flamuj të Serbisë, ndërsa tifozët vendas vërshëllyen himnin e Kosovës.
Në dy sfidat e fundit, skuadra e Alain Giresse udhëton në Irlandën e Veriut dhe më pas pret në shtëpi Qipron por matematikisht nuk ka asnjë shans për t’u renditur në vendin e parë.
