Zyrtare/ Marcelo largohet nga Reali i Madridit pas 16 viteve
Real Madrid zyrtarizon lamtumirën e Marcelos pas 16 viteve të gjata bashkëpunim. Kontrata e mbrojtësin brazilian skadon në fund të muajit qershor dhe klubi “merengues” ka vendosur që t’i japë fund avanturës me mbrojtësin e krahut që zbarkoi në “Bernabeu” në vitin 2006 në moshën 18-vjeçare për të veshur fanellën e bardhë.
Marcelo fitoi 25 trofe me Realin, i fundit në Paris pak javë më parë në finalen e UEFA Champions League kundër Liverpool ku ai nuk u aktivizua.

Ishte Benzema që mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen e “Stade de France” por sulmuesi ia dha mundësinë mbrojtësit për të ngritur në qiellin e kryeqytetit francez trofeun me të cilin mbylli një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme në Spanjë. Tashmë, Marcelo do të jetë një lojtar i lirë dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Brazil.
