Hysaj pas humbjes me Izraelin: Ishim të pozicionuar keq, nuk i dihet kush e fiton grupin

Kapiteni i skuadrës Elseid Hysaj  pas humbjes 1-2 ndaj Izraelit, tha se skuadra gabon dhe e pëson. Dhe Shqipëria u ndëshkua me gol ashtu siç ndodhi edhe në Islandë.

Ai shtoi se për grupin do të luftojnë deri në fund.

Humbja, goli i barazimit u duk pozicion jashtë loje? “Edhe unë mendova se ishte offside, ishim të pozicionuar keq, nuk arritëm ta rikuperonim. Është dëshpërim, por jemi tre skuadra dhe ta marrim si mësim pasi deri në fund nuk i dihet se kush do ta fitojë” tha Hysaj për Supersport

Na mungon gjithnjë hapi i fundit? “Për këtë më vjen keq se po luanim mirë dhe tifozët na ndihmuan, por gjithmonë gabojmë ndonjëherë”.

Në pjesën e dytë pati çorientim skuadra, çfarë ndodhi? “Kështu e pësuam edhe në Islandë dhe folëm që të ishim më të përqëndruar dhe nuk e kuptoj pse gabojmë se ndeshjen e kishim në dorë dhe nuk duhej të pësonim kundërsulme. Por, na gjetën të hapur dhe na ndëshkuan”, u shpreh Hysaj.