Boateng harron Melisa Satta-n, vendos kurorë për herë të tretë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Qershor 2022, 13:55
Melisa Satta kapitull i mbyllur, Jerome Boateng vendos kurorë me të fejuarën Valentina Fradegrada. Me sportisten italiane, mesfushori ganez është njohur përpara një viti ndërsa çifti ka vendosur të jetojë përkohësisht në Berlin për shkak të angazhimit të mesfushorit me skuadrën e Herthas.

Fradegrada është kampione e arteve marciale. Dasma u zhvillua në Toskanë ku Boateng dhe bukuroshja italiane prenotuan një nga hotelet më të shtrenjta të krahinës.

Martesa e tretë për ish-mesfushorin e Milanit, pasi në 2007 ai vendosi kurorë me gjermanien Jenny ndërsa në 2016 ishte Melisa Satta ajo që rrëmbeu zemrën e lojtarit me ngjyrë me të cilin ka edhe një djalë.
