Tirana, kryeqyteti i rinisë pa 'rini', studentja: Duhet të punojmë për të plotësuar nevojat bazë

Të studiosh dhe njëkohësisht të përballosh shpenzimet e jetesës në Shqipëri është një mision që pak kush mund të përballojë. Të ardhurat e ulëta dhe kushtet e ofruara për të rinjtë bëjnë që të rinjtë ta kenë edhe më të vështirë. Ora News ka qenë një ditë një ditë me një studente jetesa e së cilës ishte shume vrull. Loreta Koleci tregon se kohën e ka të limituar për tu kujdesur për veten apo për mësime pasi asaj i duhet te punojë për të mbijetuar.

Loreta Koleci, 21 vjeç para tre viteve la vendlindjen e saj për të ardhur me studime në kryeqytet. Ajo është në vitin e tretë në gazetari.

Jetën studentore e ëndërronte ndryshe por në tiranë kuptoi që kishte gabuar, madje tregon se kuptoi dhe rëndësinë e parasë dhe sa e vështirë është të menaxhohet.

“Pashë se në Tiranë, përveç shkollës, duhej dhe të punoje se çmimet e qirasë, transporti, janë të larta. po të mendosh se ne paguajmë tarifat, e librat."

21 vjeçarja thotë se është detyruar të punojë ndërsa tregon përditshmërinë e saj.

“Nuk ka një jetë sociale ne kemi vetëm punë shkollë”

Minimumi që ajo shpenzon në ditë është 600 lekë dhe duke kursyer.

“Mesatarisht të shkon 6 mijë deri në 7 mijë lekë”

Dita nis me vrull dhe tregon se shumë pak kohë mund ti kushtojë vetes pasi dhe ditën që është pushim duhet të çlodhet nga ngarkesa e javës. 

“Ne si studentë, nuk kemi kohë, por edhe po të kemi kohë nuk kemi lekë për ta shijuar. Unë nuk jam dakord që Tirana është kryeqyteti i Rinisë, kështu si unë janë edhe pjesa tjetër e studentëve. Më mirë ta ndryshojnë situatën, se sa të ngelen pa rini fare.”