Matura Shtetërore/ Maturantët japin provimin e dytë, atë të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë

Mëngjesi i kësaj të shtune i gjeti maturantët me emocione dhe ankth. 31667 prej tyre dhanë provimin e dytë të lirimit nga 33 mijë nxënës në total.
Provimi nisi në orën 10:00 të mëngjesitdhe përfundoi në 12:30.

Nën masat e kontrollit, nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" ju nënshtruan tezës. Me ankth prindërit kanë pritur orën 12 30 për të mësuar se si do të ishte rezultati.

"Unë kam djalin që po jep provimin. Ka qenë shumë i stresuar para se të niste provimin," thotë nëna e një maturanti.

Provimin nuk e konsideruan të vështirë duke marrë shkas se per dy vite morën dije on ine për shak të situates që kaloi vendi tërmetin dhe pandemise.

"Mendoj se ishte i përshtatshëm për neve. Me mësimin online dhe pandeminë që kaluam mendoj se ishte i përshatshëm," thotë një maturante.

"Provimi ishte mesatar, me disa klecka të vogla por në përgjithësi ishte në nëj nivel mesatar. Dhash maksimumin tim dhe shpëresoj të arrij pikët maksimale," tha një maturant.

Maturantët shprehen se masat ishin të rrepta dhe nuk i lanë të kopjonin.

"Kontrolli ishte shumë i rregullt dhe i rreptë nga të gjitha mësueset. Kaluan disa herë për kontrolle por nuk pati asnjë problem," shprehen ata. 

Por pavarësisht  kësaj deputetet e partise demokratike denoncuan publikimin e tezës 90 minuta para se provimi të përfundonte. Ky është provimi i dytë që ju nënshtruan maturantëve nën mbikqyrjen e 7 mijë mësues administrues në të gjithë vendin.

Provimi kishte 60 pyetje dhe për të marrë notën kaluese nxënësi duhet që të marr minimum 25% pikë të testit.