FOTO/ "Lidhje Kosovë - Shqipëri, jo Open Ballkan -Serbi" tifozët kuq e zi thirrje Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 21:23
Foto: Drilon Xhepollari
Në stadiumin "Arena Kombëtare" ku ndodhën rreth 17 mijë të pranishëm për sfidën Shqipëri-Izrael, tifozët kanë zgjedhur ti përcjellin dhe një mesazh kryeministrit Edi Rama.
"Lidhje Kosovë - Shqipëri, jo Open Ballkan -Serbi" thuhej në një pankartë, ndërsa në një tjetër shkruhej: United States of Albania"
Si sot 10 qershori i vitit 1878 shënoi një moment përbashkimi të të gjithë shqiptarëve të cilët kundërshtuan copëtimin e trojeve nga fuqitë e mëdha.
Në 144 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit shkollat në Shqipëri e Kosovë i dedikuan një orë mësimore ngjarjes së rëndësishme historike.
Ndeshja Shqipëri - Izrael është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Foto:LSA




