Rikonstruksion 12 milion euro për TKOB, Sata: Janë zbatuar zero kritere, kërkojnë të bëjnë fasadën të fshehin gjërat

Në media kanë qarkulluar lajmet se drejtoresha e TKOB Zana Çela  nuk mori në dorëzim godinën pasi rikonstruksioni i TKOB sipas saj ishte me probleme dhe me punime pa standarte  të kërkuara këto për një Teatër Kombëtar. Artistët po hasin shumë problematika tani që TKOB ka hapur dyert pas rikonstruksionit prej 12 milion eurosh.

Rudin Sata tenor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë një intervistë për RTV ORA tha se për të bërë një  "National Opera House"(Shtëpia e Operës Kombëtare) ashtu siç është, janë 167 kritere. Këtu janë zbatuar 0 kritere.

Rudin Sata:  Kur unë e kam akuzuar drejtpërdrejt Edi Ramën dhe ministren Kumbaro në atë kohë dhe pasardhësen e saj se kjo nuk është asgjë tjetër veçse një shtojcë e sistemit komercial. Ky nuk është një rikonstruksion i operas, këta kërkojnë të bëjnë fasadën të fshehin gjërat por as më shumë as më pak është vazhdimësi e investimit në sistemin komercial. Për të bërë një  National Opera House ashtu siç është janë 167 kritere. Këtu janë zbatuar 0 kritere. Është goditur identiteti i Operas Nacionale. I mungon muzeu.

 Përdorimi i gipsit ka krijuar një gjendje të vështirë për kushtet që kërkon opera.

Rudin Sata:  Me gipset dhe disa element të tjerë, me atë që kanë bëra kanë goditur akustikën. Vokalistët kanë një torturë shumë të madhe së nuk dëgjojnë vetveten se nuk ka akustikë, dhe shtyjnë vokalin dhe normalisht që do lodhesh dhe nuk do të kesh më atë kualitet. Edhe spektatori nuk e dëgjon më zërin e pastër të solistëve. Aty është një kakofoni.