Lezhë/ Aksident në Bulevardin “Gjergj Fishta”, 32-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 Qershor) në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Lezhë.

Besmir Gjergji 32 vjeç humbi drejtimin e motoçikletës dhe u rrezua. Për pasojë ai ka marre plage në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pas aksidentit ai u dërgua menjëherë me urgjencë drejt spitait.

32-vjeçari punonte si transportues picash.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.