Fier/ Gjendet i vrarë roja i serës, u sulmua me thikë edhe 4 vite më parë

Një person i identifikuar si Petraq Gjika u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Daullas të Fierit.

67 vjeçari punonte si roje në disa sera, ndërsa në trupin e tij janë gjetur disa plagë të shkaktuara me thikë, që i kanë marrë jetën Gjikës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Trupi i viktimës u gjet nga një banor i zonës rreth orës 6:30 të mëngjesit,( 11 qershor 2022)  ndërsa menjëherë në vendin en gjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor.

Dyshimet e para të grupit hetimor janë se Gjika është vrarë nga një person i vetëm ndërsa, mësohet se vendi ka qenë i monitoruar edhe nga kamerat, ndërsa kqyrja e tyre mund të çojë në zbardhjen e plotë të rastit.

Fier/ Gjendet i vrarë roja i serës, u sulmua me thikë edhe 4 vite

Viktima i sulmuar me thikë dhe 4 vite më parë

Petraq Gjika është sulmuar dhe më parë me thikë.

Korrikun e 2018 ai është plagosur rëndë, teksa ishte duke pirë kafe në lokal, pranë vendit të punës.

Në atë kohë 63 vjeç, Gjika mbërriti në spital në gjendje të rëndë, por mundi të jetonte.

Me plagë në fyt dhe në bark Petraq Gjika i mbijetoi asaj ngjarje, por fatkeqësisht sot, në një rast të dytë dhe të ngjashëm ai ka ndërruar jetë.

Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por 4 vite më parë autori u arrestua dhe ishte Xhevat Bregu. 

Dy persona janë shoqëruar në polici pasi sipas policisë ato ishin pranë vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi. Roja i një sere tjetër dhe një çoban janë duke u marrë në pyetje dhe pritet që dëshmitë e tyre të hedhin dritë mbi ngjarjen.