Sherr i madh në Vlorë, tre persona përfundojnë në spital

Një sherr ku janë përfshirë pesë persona ka ndodhur ditën e sotme në  në lagjen "Pavarësia", Vlorë.

Si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit dy shtetas janë dërguar në spitalin e Vlorës. Ata janë nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 10.06.2022, në lagjen "Pavarësia", Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.