Sociologu Tushi: Miku më i mirë për njeriun duhet të jetë libri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 22:26
Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë me Gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh u shpreh se libri është miku më besnik i njeriut.
Në këtë jetë moderne mund të të tradhtojnë të gjithë por libri është miku me të vërtetë më besnik u shpreh profesori.
Tushi: Dallimi mes informacionit që marrim nga rrjeti dhe informacionit që marrim nga libri ka dallimet e veta. Padiskutim informacioni që marrim nga rrjeti është I shpejtë është i menjëhershëm por kini parasysh që informacioni që marrim nga rrjetet sociale nuk është sistemik siç është informacioni që të jep libri. Libri është miku më besnik padiskutim. Në këtë jetë moderne mund të të tradhtojnë të gjithë por libri është miku me të vërtetë më besnik”.
