Sociologu Tushi: Duhet të kemi kujdes nga rrjetet sociale, penetrojnë persona të rrezikshëm

Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë me Gazetaren e Ora News, Sonila Musai u shpreh se nëpërmjet rrjeteve sociale jo vetëm të vjen informacion i cunguar por penetrojnë pedofilët, kriminelët, ndërsa shtoi se kriminaliteti që është zgjeruar.

Tushi: Përveç anës pozitive përdorimi i internetit ka krijuar dhe shumë probleme jo vetëm në raportin me librin por është kritik. Absolutisht në nivel global është kritik. Duket sikur ka një rënie të autoritetit të librit të kulturës që merret prej tij nga njëra anë është dobësuar shoqëria reale në emër të shoqërisë virtuale. Janë krijuar problem dhe keqkuptime shumë të mëdha. Rrjeti ka krijuar dhe shumë rreziqe sikur dhe e dini duhet të jemi shumë të vëmendshëm në këtë çështje.

Fakti që është bërë kaq masiv përdoret nga të gjitha llojet e moshave dhe jo që nga moshat sikur e kanë deklaruar ato që e kanë shpikur sepse nëpërmjet rrjeteve sociale jo vetëm të vjen informacion i cunguar po nëpërmjet rrjeteve sociale penetrojnë pedofilët, kriminelët, kiberkriminaliteti që është zgjeruar jashtëzakonisht shumë, kriminelë të cilët nuk i shikojmë.