Biznesmeni Fisnik Syla, single: Femrat më ngacmojnë, vështirë kë të besosh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 22:49
Biznesnmeni Kosovar Fisnik Syla në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se ai ka njohur miq nëpërmjet rrjeteve sociale ndërsa tha se shumë persona rrjetet sociale i keqpërdorin.
Gazetarja: Ju ngacmojnë femrat në rrjetet sociale
Syla: (Qesh) Po ka ka dhe ngacmime patjetër. Ka ngacmime dhe nga vajzat që s’janë personalitete por edhe vajza që janë të njohura.
Gazetarja: A ke arritur të njohësh një person nëpërmjet rrjeteve sociale?
Syla: Për momentin unë jam single. Ne komunikojmë rregullisht me njerëz që i njohë përmes rrjeteve sociale por akoma nuk e kemi gjetur fatin e jetës.
