Problematikat në TKOB, Sata: Artisti i denatyruar, pushteti politik të gllabëron dhe të kërcënon te buka e gojës
Rudin Sata tenor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit gjatë një intervistë për RTV ORA me gazetaren Beti Njuma foli rreth problematikave me të cilat përballen artistët në TKOB. Ai foli dhe për qëndrimin e artistëve lidhur me problematikat me të cilat ndeshen.
Gazetarj: Artistët e tjerë çfarë bëjnë, a i konstatojnë dhe ata bashkë me ju problematikat?
Rudin Sata: Duhet thënë e vërteta. Sa kohë prezenca e pushtetit absolut të politikës dhe të nepotizmit, e të klientelistëve janë aty në institucionin e artit dhe kulturës, dhe në mjekësi dhe në arsim, artisti është i depersonalizuar është i denatyruar sepse pushteti politik të gllabëron dhe të kërcënon te buka e gojës që thonë me të drejtë artistët. Prandaj dhe unë them me të drejtë që Edi Rama është atentatori i vrasjes së moralit dhe ndërgjegjes kolektive, pikërisht nga këto infrastruktura që kanë bërë.
