Sako: Lexuesit e librave nuk janë asocialë, të gjithë duhet të lexojmë

Aila Sako e cila ka një blog të saj dhe është një lexuese fanatike e librave në një intervistë me Gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh se vetëm në një vit ka lexuar 150 libra.

Ajo u shpreh se një lexues nuk është asocial duke shtuar se përkundrazi lexuesit janë empatik dhe kanë një jetë shoqërore.

Gazetarja: Sa libra ke lexuar?

Aila Sako: Di të të them që arritja më e madhe që kam lexuar në një vit ka qenë 150 libra. Tashmë ka ndryshuar perceptimi i librit, shumë janë fokusuar tek rrjetet sociale

Është e vërtetë është dhe mënyra se si pasqyrohet. Kur thua është një lexuese të gjithë mendojnë një njeri shumë të mbyllur, vetëm por që nuk është e vërtetë. Një lexues pasqyrohet shumë keq. Një lexues nuk është asocial përkundrazi lexuesit janë empatik. Kanë jetë shoqërore.