Meta: Reforma territoriale është atakuar, partitë piolitike duhet që të reflektojnë

Gerta Meta drejtore ekzekutive e Shoqatës për Kulturë demokratike gjaët një interviste për Ora News teksa po fliste për reformën territoriale në Shqipëri tha se kjo reformë është atakuar. Sipas saj ajo  nuk është bërë për tu shërbyer qytetarëv dhe për të përmirësuar shërbimet në komunitet dhe për qytetarët në veçanti por ka qenë më tëpër një reformë që i ka shërbyer interesave politike 

Gerta Meta: Reforma territorjale gjithmonë është atakua si një reformë që nuk e ka pasur dakordësinë dhe vullnetin e palëve politike sepse është bërë e njëanshme nga maxhoanca aktuale kështu që duhet që partitë politike të reflektojnë. Reforma administrative është nje reformë që në fokus ka komunitete, qytetarë, shërbime, para, financa. Kemi një ligj për autonominë lokale të njësive administrative. Nga reforma e kaluar kemi 61 Bashki dhe ka qenë një rrëmujë e madhe në diskursin politik për të pranuar se cila do të jetë njësia që do të përfaqësojë qytetarët.

"Fakti që ka pasur një lloj sulmi një lloj atakimi për reformën territoriale, nuk është bërë për tu shërbyer qytetarëv dhe për të përmirësuar shërbimet në komunitet dhe për qytetarët në veçanti por ka qenë më tëpër një reformë që i ka shërbyer interesave politike  për të marrë qeverinë", tha ajo.

Sipas saj vullneti politik është shumë i rëndësishëm ndaj partitë politike duhet që të reflektojnë.