Tushi: Rrjetet sociale efekte pozitive dhe negative. Prindërit të kenë kujdes fëmijët

Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë me Gazetaren e Ora News Sonila Musai u shpreh se prindërit duhet të kenë kujdes për fëmijët se çfarë informacionesh marrin ato.

Tushi: Ne duhet të jemi të kujdesshëm se çfarë informacionesh marrin fëmijët. Një nga dukuritë e bullizmit pasi ju e dini se pjesa më e madhe e tyre ekzekutohet nëpërmjet rrjeteve sociale. Shantazhet që bëhen për femrat bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale.Ju keni parë që bëhen akte kriminale të abuzimit të meshkujve që kanë siguruar një foto të lidhjeve të marrëdhënieve intime me një shoqe me një femër dhe pastaj janë munduar të shantazhojnë në mënyrë kriminale atë dhe prindërit e tyre për të krijuar favore financiare. Pra edhe efekti negative dhe pozitiv janë të pranishëm”.