“Problemet e brendshme në parti janë kapërcyer”, Spaho zbulon lëvizjen e radhës të Sali Berishës

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, është shprehur se Edi Rama, ka interes që të mbajë konfliktin ndezur brenda PD.

Në një intervistë për Ora Neës, Spaho, tha se Enkelejd Alibeaj, dhe Gazment Bardhi, po luajnë lojën e Edi Ramës, ndërsa i paralajmëroi që të kenë kujdes.

Edmond Spaho: Edi Rama ka interes që ta mbajë konfliktin të ndezur brenda PD. Alibeaj dhe Bardhi po bëjnë lojën e Ramës. Siç u përpoqën për presidentin e Republikës, tashi po hyjnë në të njëjtën lojë në reformën zgjedhore dhe territoriale. Unë mendoj se duhet të kenë shumë kujdes, sepse nuk mund të marrin nëpër këmbë interesat e qytetarëve.

I pyetur se si do të veprojnë në Gjykata e Apelit, ia ja jep vulën e PD-së Enkelejd Alibeajt, Spaho tha:

Edmond Spaho: Këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje gjykate, nuk është Gjykata që vendos  se kujt i takon PD, është anëtarsia e PD-së. Anëtarësia e ka dhënë verdiktin. Le të provojnë të na nxjerrin nga selia dhe do kenë përballë të gjithë demokratët.

Spaho u shpreh se problemet brenda PD-së janë kapërcyer, ndërsa ka shtuar se kryetari i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon takime me intelektualët për të organizuar protestat.

Edmond Spaho: Problemet e brendshme në parti janë kapërcyer, nuk ka dyshime se kush është PD. Ne me bazën jemi në kontakte të përditshme. Për të organizuar protestat ka nisur takimet me intelektyualët.  

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.