Biznesmeni Kosovar: Në rrjetet sociale përpiqem të përçoj frymë pozitive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 22:20
Biznesmeni Kosovar Fisnik Syla në një intervistë në Ora News me Gazetaren Sonila Musai ka folur për rrjetet sociale dhe ndikimin që kanë ato në jetën e tij.
Syla u shpreh se: Qëllimi i rrjeteve sociale është që të përdoret për të mirë dhe mundohem ti përdor jo vetëm për afirmimin e bizneseve të mia.
Mundohem që nëpërmjet rrjeteve sociale tek njerëzit të përçoj dhe frymën pozitive. Mbi të gjitha unë mundohem që nëpërmjet rrjeteve sociale tek njerëzit të shpreh mirënjohje sepse kjo na bën më të fortë e të lumtur për sukseset e mëtejshme. Zakonisht hyj mbrëmjeve dhe stresin që kam gjatë ditës mundohem ta largoj në rrjete sociale .
