Durrës: Vlonjati del jashtë për nevoja personale, hajdutët i vjedhin "Audi A7" në mes të natës
Një 31 vjeçari vlonjat ditën e djeshme (9 qershor), i kanë vjedhur automjetin në Durrës.
Policia bën me dije se i riu kishte lënë ndezur makinën dhe kishte dalë jashtë për nevoja personale, kur disa persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin tip "Audi A7".
"Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit "Turgut Ozal", pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip "Audi A7".
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale "Vjedhja"
