Gazetari kërkon një hashtag të ri: Rofshin çunat e Londrës dhe pjeshkat në treg, aty lëviz ekonomia

I ftuar në “Jeto me Orën” në RTV Ora, gazetari Ronaldo Sharko foli për pushimet dhe sezonin turistik në Shqipëri, teksa theksoi se përpos hashtagut “visitalbania” duhet një tjetër hashtag “rrofshinçunateLondrës”, sepse  në jug nëse nuk vishesh me firma dhe nuk ke makinë të mirë, nuk të shërben askush.

Ronaldo Sharka:  Është bërë trend hashtagu “visitalbania”, nga televizionet, personazhet publike apo kryeministri. Duhet të bëjmë një hashtag të ri “rrofshin çunat e Londrës”, sepse nëse ti në jug nuk je veshur me firma apo nuk ke makinë të shtrenjtë, kamarierët as nuk të hedhin sytë. Duhet diskutuar nëse është problem i shqiptarëve apo i resorteve. Nuk e di nëse shqiptarët realisht pushojnë, ata pushojnë për t'iu treguar të tjerëve që janë të lumtur. Për aq kohë sa ka pjeshka në treg, jugu do të jetë i mbipopulluar dhe në fund të ditës shumë mire që është, se aty lëviz një pjesë e mirë ekonomisë.