E ftojnë në moshën 14 vjeçare të performojë në dasmë, Blerina Dibra: E sikletshme, paragjykoheshin vajzat që këndonin
Blerina Dibra është këngëtarja hasjane e cila ka filluar të këndojë që në moshën 14 vjeçare nëpër evenimente familjare apo edhe në dasma të ndryshme.
Zhaneri që e identifikon më së shumti këngëtaren është muzika popullore.
Tanimë prej dy dekadash prezente në fushën e muzikës Blerina vetëm dy ditë parë ka sjellë për publikun këngën më të re me titull “Do ta marr kalanë nga brenda”.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Blerina rrëfeu për karrierën e saj në muzikë si dhe për projektet e reja muzikore.
Blerina Dibra: Kam zgjedhur ta publikoj këngën pikërisht në këtë moment pasi vera është para dhe është e mbushur plot me evente familjare dhe dasma gjithashtu.
Kur kthehet në fëmijërinë e saj ajo çka kujton më së shumti Blerina janë fillimet kur nisi karrierrën pasi ka marrë një ofertë për të kënduar në dasma që në moshën 14 vjeçare. Kjo gjë për këngëtaren ka qenë shumë e sikletshme pasi në vendin ku ajo është rritur paragjykoheshin shumë vajzat që këndonin.
Prindërit e saj kanë qenë ata që e kanë mbështetur më së shumti por jo vetëm pasi edhe sot e kësaj dite hasjanët janë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.
Përveç se një këngëtare me shumë vite karrierë Blerina është një bashkëshorte e martuar me një muzikant dhe nënë e dy fëmijëve. Ato janë njohur së bashku nëpër evente të ndryshme muzikore pasi bashkëshorti i Blerinës është pjesë e bandës së saj muzikorre. Edhe pse shkëndijat e para i krijuan vetë u deshën disa familjarë që ti bashkonin përfundimisht dhe këngëtarja e quan këtë martesë si diçka e bërë me mblesëri.
Një surprizë emocinuese për Blerinën në studion e emisionit ishte videomesazhi nga 2 djemtë e saj.

