Ju flet Moska- Rama do të arratiset në vitin e 14-të të pushtetit, si Ahmet Zogu në 1939
Rama do të arratiset në vitin e 14-të të pushtetit, si Ahmet Zogu në 1939 - ishte tema e kësaj të premteje (10 qershor) në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj
Kastriot Myftaraj: Edhe sa vjet do të rri Rama në pushtet . Rama vet, para zgjedhjeve të vitit 2021, ka thënë se me apo pa mua deri në vitin 2029 do e keni në pushtet. Por nuk ka thënë se nuk do të jetë në politikë, që nuk do të ketë një post shtetëror.
Edi Rama, mund të mos jetë kryeministër, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një post shtetëror sepse mund të jet të jetë president i Republikës.
Nuk u bë president në vitin 20202, por mund të bëhet në 2027. Rama ka një traditë familjare që e lidh me një njeri që e ka mbajtur gjatë pushtetin në historinë e Shqipërisë. Gjyshi i Ramës ka qenë shofer i Mbretit Zog dhe si e tillë e ka përcjellë mbretin, në kohën kur italianët pushtuan Shqipërinë.
Mbreti Zog, u arratis në vitin e 14 të pushtetit. Në fillim, 3 vjet ishte president, e më pas edhe 11 vite të tjera mbret. Mori një pasuri të madhe.
Këta njerëz, si Ahmet Zogu, Enver Hoxha, e Edi Rama, nuk qeverisin por sundojnë. Sundimtarët largohen nga pushteti ose me grusht shteti ose duke u arratisur. Rama e mban pushtetin , jo se nuk është më i miri, por ska më të mirë se ai. Me këtë logjikë, mund të rrinë përjetësisht në pushtet.
Rama e di se nuk rri dot përjetësisht edhe sikur t’i ketë nën kontroll të gjithë pushtetet. Ai edhe sikur të dojë nuk rri dot në pushtet. Jemi anëtare e NATO-së.
