Konflikt në Sarandë, përfundon në spital 26 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 18:49
Një 26 vjeçar ka përfunduar në spital pasi u godit me mjet prerës nga një person me të cilin u konfliktua.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë.
"Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë,i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
