Gjirokastër: I zunë pritë policit dhe e dhunuan me levë, dy arrestohen 2 në kërkim
Dy nga 4 personat që sulmuan dhe dhunuan policin e policisë kufitare në Gjirokastër janë arrestuar ndërsa 2 të tjerët janë në kërkim.
Ngjarja e rëndë u shënua paraditen e 9 qershorit 2022 në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.
Efektivi i policisë kufitare ishte jashtë shërbimit, ndërsa dhunuesit i zunë pritë dhe e kanë goditur atë me levë në kokë, dhe në pjesë të tjera të trupit. Ai u dërgua menjëherë në spital pasi u pa nga kalimtarë..
Sipas policisë autorët janë nga Saranda.
Në vijim të veprimeve hetimore janë vënë në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, shtetasit Geart Zholi 35 vjeç dhe Ganjelo Rama, 22 vjeç, banues në Sarandë.
Janë shpallur në kërkim 2 të tjerët, shtetasit K. Zh., 23 vjeç dhe S. S., 30 vjeç, banues në Sarandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", e kryer në bashkëpunim.
Policia nuk jep detaje mbi shkakun e kësaj dhune.
Paraprakisht dyshimet janë se polici kishte konflikte të hershme me një nga autorët, G.ZH që lidheshin me pronat në fshatin Progonat të Tepelenës.
