Berisha: Soros vuri nën kontrollin e Ramës drejtësinë, s’kam nevojë për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje miqve të Shqipërisë në Evropë dhe SHBA të ndërpresin çdo mbështetje për regjimin monist të Ramës
Sipas tij, Rama mbështet nga George Sorso, përmes të cilit ka vënë nën kontroll shoqërinë civile dhe sistemin e drejtësisë.
Ndërkohë, i pyetur nëse ndihet i izoluar nga ndërkombëtarët, ai u përgjish se nuk do përkrahjen e askusjt nga ndërkombëtarët.
Berisha: Asnjë shqiptar nuk duhet të harrojë se Shqipëria nuk është republika moniste e Enver Hoxhës, por republika moniste e Ramës. PD i bën thirrje miqve të Shqipërisë në Evropë dhe SHBA të ndërpresin çdo mbështetje për regjimin monist të Ramës si një kontribut për vendosjen e sistemit demokratit kushtetues të kontrollit dhe balancave.
Edi Rama, bleu dhe rrëmbeu votat, largoi nga vendi gjysmë milioni shqiptarë. Bleu dhe mori peng drejtuesit e opozitës me tendera. Kjo zhbërje e balancës, ngritjes së një sistemi monist në Shqipëri, Rama pati mbështetje të fuqishme të George Soros.
Falë tyre, vuri nën kontrollin e tij, jo vetëm organizatat e Shoqërisë Civile, por edhe drejtësinë. George Soros, përligji grabitjen e votave në zgjedhjet e fundit, ndërhyri në politikën e brendshme me qëllim për të larguar ish-kryeministrin Sali Berisha, për të ndihmuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar. PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihen për idealet e tyre më demokratike.
A ndiheni i izoluar, sepse pas SHBA edhe Gjermania dhe Britani është distancuar nga ju?
Berisha: Këtë betejë Sali Berisha me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar nga mbështetja e shqiptarëve. Ky është, ju jeni dëshmitarë të kësaj.

