“Arrest në burg” për zjarrvënësin e noterisë: “Nuk e njoh personin që më tha ta vendosja”
Nga Ora News Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 12:40
Ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Sarandës, 41-vjeçari Marjo Sinani i arrestuar tre ditë më parë si i dyshuar për vendosjen e zjarrit në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë.
Në seancën e drejtuar nga Fatmir Ndreu, 41-vjeçari ka pranuar të jetë autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim. Megjithatë Sinani ka mohuar të kketë njohje me personin që e ka porositur për të vënë zjarrin.
“Më ka porositur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë,” mësohet të jetë shprehur Sinani.
Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” e cila është lënë në fuqi edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu.