Gjirokastër/ Dhunohet polici kufitar, goditet me levë në kokë, identifikohet njëri prej autorëve
Një efektiv policie është goditur me levë në kokë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja është shënuar në Urën e Lumit në Gjirokastër paraditen e sotme, 9 qershor 2022
Mësohet se kanë qenë 4 persona që e kanë sulmuar policin efektiv të policisë kufitare, raporton Ora News.
Nga informacionet e para flitet që polici i dhunuar i identifikuar si Sokrat Muho nga fshati Progonat i Tepelenës tre ditë më parë kishte pasur një debat me 3 persona nga Progonati i Tepelenës.
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore" informoi policia.
Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.
Mjekët thonë se gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë.




