Rama takon sot Mitsotakis, çështjet e mbetura pezull në tryezë
Çështjet e mbetura pezull mes Greqisë dhe Shqipërisë do të vendosen sërish në tryezë për t’u diskutuar mes kryeministrit Mitsotakis dhe homologut të tij Edi Rama në Selanik, gjatë pasdites të së kësaj të premteje.
Palët kanë vendosur që detin ta çojnë në Hagë, por qeveria shqiptare duhet të presë edhe pak ditë, largimin e Ilir Metës nga posti i Kreut të Shtetit, që të mos i bëhet pengësë në përgatitijen e dosjes.
Rama do të presë marrjen e detyrës së Presidentit të zgjedhur nga PS, Bajram Begaj, që t’i kërkojë autorizimin për të negociuar fillimisht me Athinën zyrtare dhe më pas ta çojë dosjen në gjykatën ndërkombëtare.
Heqja e ligjit të luftës së Greqisë ndaj vendit tonë ka mbetur ende vetëm një premtim publik, ndërsa pronat e çamëve janë një pikë që qeveria helene nuk do ta negociojë.
Madje vetëm pak ditë më parë kryediplomati grek Dendias kërcënoi Tiranën zyrtare me bllokimin e rrugës drej familjes europiane nësë nga Shqipëria do të ketë pretendime mbi këtë çështje të vjetër të pazgjidhur.
Kryeministri shqiptar do të marrë pjesë në samitin e Selanikut për të diskutuar me liderët e Europës Juglindore për bashkëpunimin ekomonike sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni përballë rrezikut të ndikimit rus.
Në të do të jetë i pranishëm edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi ai ndodhet në Ballkanin Perendimor pas nisjes së turit në këtë rajon.
Edhe pse qëllimi i vizitës së tij lidhet me procesin e Berlinit dhe integrimi i BP, kryeqytetit shqiptar është përjashtur nga axhenda e kancelarit gjerman.
