Aksidenti me 3 viktima në Fier, arrestohet shoferi i "Opel Zafira". Dyshohet se bëri parakalim të gabuar

Pas aksidentit tragjik me 3 viktima dhe 3 të plagosur në Fier të ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit 2022, është arrestuar Mariglen Skënderaj, drejtuesi i mjetit "Opel Zafira".

Ai është prangosur për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" pasi dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar në rrugë.

Skënderaj po udhëtonte me mjetin e tij në aksin Levan-Tepelenë kur është përplasur kokë më kokë me mjetin Ford të drejtuar nga Sokrat Lelaj.

Bashkëshortët Fatbardha e Sokrat Lelaj dhe nëna e gruas 78 vjeçarja Bylyre Salaj që udhëtonin në një makinë mbetën viktima.

Shoferi i Fordit, Mariglen Skënderaj mbeti po ashtu i plagosur bashkë me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçare pas përplasjes se ndodhur në afërsi të fshatit Buzmadh. 

Këto të fundit janë akoma në spital duke u trajtuar për plagët e marra.

Aksidenti tragjik
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orë 20:20, të 9 qershorit 2022, pranë fshatit Buzëmadh të Fierit, ku xhamat e thyera dhe copat e makinave të shkatërruara kanë mbetur dëshmi e përplasjes fatale. Polici dhe vjehrra gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Gruaja 53 vjeçare, ndërroi jetë disa orë më pas në Spital. Bashkëshortët Lelaj lanë pas dy fëmijë.

Për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit forcave të policisë dhe grupeve të ndihmës së parë iu deshën disa minuta.

Aksidenti me 3 viktima në Fier, arrestohet shoferi i "Opel

Sjellja e drejtuesve të mjeteve në rrugë, sipas të dhënave është shkak për rreth 93 % të aksidenteve që në 5 muajt e parë të vitit kanë shkaktuar 65 viktima.

Aksidenti me 3 viktima në Fier, arrestohet shoferi i "Opel

Aksidenti me 3 viktima në Fier, arrestohet shoferi i "Opel