Thirrja e Berishës: PS i ka marrë të gjitha, të bashkohemi në një front opozitar përballë Ramës
Për kreun e PD-së, Sali Berisha, të gjitha pushtetet në vend janë kapur nga PS, gjë e cila nuk ka ndodhur qysh nga koha e Enver Hoxha.
Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen në mbrojtje të idealeve demokratike dhe se PD konsideron jetike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha partitë opozitare, shoqëria civile.
Berisha: Kurrë ndonjëherë që nga diktatura e Enver Hoxhës nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Sot, të gjithë drejtuesit e komisionit parlamentar janë deputetë të PS në tërësi. Janë bërë me dhjetëra orë transmetimi, debatesh e lajmesh të lidhura me zgjedhjen e presidentit të ri me të cilën u firmos në mënyrë përfundimtare vendosja e monizmit, por nuk u bë në asnjë moment debat. PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen në mbrojtje të idealeve demokratike.
Zgjidhja është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve shqiptarë. PD konsideron jetike krijimin e një fronti opozitar të përbërë nga të gjitha partitë opozitare, shoqëria civile etj., të gatshëm për tu përballur me regjimin e Edi Ramës, i bëjmë thirrje të angazhohen me potencialet e tyre. I bëjmë thirrje miqve të Shqipërisë në Evropë e SHBA të ndërpresin mbështetjet për regjimin monist të Edi Ramës.
