Berisha: Begaj nuk do këshilla nga unë sepse zgjedhja e tij ishte firmosja e regjimit monist në Shqipëri

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur për mos praninë e tij me ish-presidentët dhe presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj, ai u shpreh se qëndrimi i tij është publik.

Ai tha se Begaj nuk kërkon këshilla nga Berisha sepse zgjedhja e tij u shndërrua në shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri.

Berisha: Qëndrimi im ishte publik ndaj zgjedhjes së tij. Ju besoj e keni parë. E konsideroj normale, ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do të merrte atë këshillë që i pëlqente se zgjedhja e tij u shndërrua në firmosjen e regjimit monist në Shqipëri. Vërtetë mori postin e presidentin, por monizmi për shqiptarët është mënyrë.