“Sherri” Kokalari-Këlliçi, Berisha: Nuk jam për lobime, të dy bashkëpunëtorë të çmuar në PD

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur për lobim kundër Belind Këlliçit që të zgjidhej në organet drejtuese të PD-së u shpreh se nuk është pro lobimeve.

Ai tha se Këlliçi është një bashkëpunëtor shumë i çmuar dhe ka dhënë kontribut të veçantë në të gjithë ecurinë e PD në përpjekje për rithemelimin.

Ai shtoi se Evi Kokalari ka kontribut të çmuar, por ajo vendosi vetë të mos kandidojë dhe të tërhiqet në jetën e saj dhe të ndjekë karrierën e saj në partinë republikane.

Kokalari ka njoftuar se ka lobuar negativisht për Këlliçin, a keni ndjerë keqardhje?

Berisha: E  kam thënë dhe para jush nuk jam në favor të asnjë lobimi as negativ dhe as pozitiv. Por siç e thatë ju vetë unë duhet të jem realist. Sot në kohën e smartphonit varet nga secili. Këlliçi është një bashkëpunëtor shumë i çmuar dhe ka dhënë kontribut të veçantë në të gjithë ecurinë e PD në përpjekje për rithemelimin.

Nuk jam për asnjë lloj lobimi. Sqaroj se Evi Kokalari ka kontribut të çmuar, por ajo vendosi vetë të mos kandidojë dhe të tërhiqet në jetën e saj dhe të ndjekë karrierën e saj në partinë republikane me sa di unë.