E goditën me levë kokës, policit në Gjirokastër i zunë pritë 4 persona
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër mesditë n e se enjtes, ku një polic është dhunuar. Mësohet se efektivi Sokrat Muho nga fshati Progonat Tepelene është dhunuar dhe goditur me leva kokës. Muho është efektiv I policisë kufitare ndërsa ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
4 persona i zunë pritë efektivit të policisë në Gjirokastër Sokrat Muho në këtë rrugë, dhe e dhunuan.
Efektivi i policisë kufitare ishte jashtë shërbimit, ndërsa dhunuesit e kanë goditur atë me levë në kokë, dhe në pjesë të tjera të trupit.
Ai u dërgua menjëherë në spital pasi u pa nga kalimtarë, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes, (9 qershor 2022) pranë zonës së quajtur “Ura e Lumit”.
Policia njoftoi se ka identifikuar një prej dhunuesve si G. Zh. ndërsa ai është shpallur në kërkim.
Zona ku ka ndodhur ngjarja është një zone mjaft e frekuentuar, ndërsa bizneset aty pranë janë të pajisura me kamera, dhe kqyrja e tyre pritet të zbardhë të gjithë ngjarjen.
Paraprakisht dyshimet janë se polici kishte konflikte të hershme me një nga autorët, që lidheshin me pronat në fshatin Progonat të Tepelenës.
Pak ditë më parë Sokrat Muho ishte konfliktuar verbalisht me G. Zh. ,ndërsa policia tha se po vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.
