Bllokoi komisionin për investimet strategjike? Berisha: Trillime të Bardhit, ai dhe Alibeaj i shërbejnë Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 13:08
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ka lënë pa përgjigje edhe deputeti Gazment Bardhi, lidhur me akuzat për mosvotimin e komisionit për investimet strategjike.
Bardhi dje akuzoi nga Kuvendi se Berisha kishte urdhëruar demokratët që mos të firmosnin për ngritjen e këtij komisioni hetimor.
Ndërkohë, sipas Berishës, këto janë trillime të Bardhit dhe shtoi se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës.
Berisha: Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i këtyre.
