Video/ Aguero fenomen edhe në kalçeto. Shikoni spektaklin e argjentinasit me fanellën e Barcelonës

Problemet me zemrën e kanë detyruar të tërhiqet nga futbolli i luajtur por nuk bëhet fjalë që Sergio Aguero të bëjë një jetë sedentare.

31-vjeçari argjentinas që u tërhoq vetëm pak muja më parë duke mbyllur përpara kohe karrierën si futbollist profesionist, është rikthyer në një fushë edhe pse me përmasa dukshëm më të vogla.

Shikoni magjitë që dhuron ish-sulmuesi i Manchester City dhe Barcelonës hë një ndeshje futsall-i ku mban të veshur fanellën e klubit katalanas.