Klubi italian del në shitje...falas për të shpëtuar nga falimentimi

Të falësh një klub për ta shpëtuar atë. Ky është vendimi i presidentit të klubit aktual të Serie C në Itali, ACR Messina. Pietro Sciotto e ka nxjerrë klubin në shitje disa muaj më parë por deri në fund të majit askush nuk u prezantua në adresën e tij për ta blerë dhe në këtë mënyrë, pasi e shpëtoi nga rrëzimi nga kategoria C, ai ka vendosur të heqë dorë edhe falas.

Me problemet e mëdha financiare që ka klubi, nevojitet një investitor që ta shpëtojë nga telashet dhe Sciotto është i qartë, ai kërkon që ta shesë për vetëm 1 euro.

“Deri më sot nuk kam marrë asnjë ofertë formale për blerjen e klubit, thjesht disa telefonata por vetëm kaq. Kam theksuar se objektivin im i fundit ishte të mos e lejoja Messina-n të rrëzohej nga Serie C dhe më pas do të largohesha. Për këtë arsye kam vendosur të shes pronën e ACR Messina për shumën simbolike. prej 1 euro. Është akti im i fundit i dashurisë. E kam vendosur afatin 24 orësh të dielën e 12 qershorit, por ende asnjë reagim, do të analizoj situatën dhe do të marr vendimet pasuese, edhe nëse ato duhet të jenë të dhimbshme”,