Spartaku i Moskës "tallet" me Bayernin e Mynihut pas ofertës qesharake për Mane
35 milonë € dhe bonuset nëse arrihen objektivat që Bayerni i Mynihut i ka detajuar në ofertën për Mane. Klubi gjerman ka bërë një lëvizje deri diku anormale pasi Liverpool mund t'i përfitojë bonuset nëse plotësohen objektivat që në praktikë duken utopike.
Bayerni duhet të fitojë Champions në tre sezonet e ardhshme dhe Mane duhet të fitojë 3 topa të artë në mënyrë qe "The Reds" të përfitojnë më shumë se 35 milionë.
Ofertë që ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet, sigurisht për shkak të ekzagjerimit që ka bëre klubi bavarez.
Për ta çuar më tej, Spartaku i Moskës ironizon bavarezët teksa me humor shkruan për një situatë hipotetike sikur Bayern kërkon Sobolev nga rusët dhe ofron 1 mijë € bashkë me bonuset që plotësohem si më poshtë;
10 milionë nëse Bayerni fiton Eurovisionin
15 milionë nëse Manchester United fiton një trofe
20 milionë nëse Messi bashkohet me Real Madrid