Fotot/ Vajza e ish-bomberit të Anglisë “eklipson” famën e babait…

E mbani mend Alan Shearer? Ish-sulmuesi i Anglisë dhe Newcastle ka lënë pas një trashëgimtare të denjë për të ruajtur famën e familjes edhe pse jo në fushën e sportit që e bëri të njohur.
Alan ka një vajzë që quhet Hollie Shearer dhe prej më shumë se një viti ka arritur të krijojë një famë të madhe në rrjetet sociale, falë zërit dhe…linjave të saj perfekte.

Këngëtarja që është gjithashtu edhe modele, ka tërhequr vëmendjen edhe për shkak të historisë që ka nisur me sportistin e rugby-t, Joe Marchant. Rrallëherë ata të dy nuk janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa bomberi anglez, Alan Shearer duket se e ka bekuar lidhjen e 25-vjeçares.

Hollie është fëmija i dytë i Shearer që u martua me bashkëshorten aktuale gjatë vitit 1991 kur aktivizohej në radhët e Southampton.
