Kosova super me Murriqin dhe Rashicën. “Dardanët” bëhen skuadra anti-Greqi (Shikoni golat e mbrëmjes)
Kosova konfimohet forcë e dytë në grupin C2 të Ligës së Kombeve dhe skuadra e vetme që mund të rivalizojë Greqinë për kreun. “Dardanët” siguruan fitoren e dytë në tre ndeshje pasi dominuan dhe bindën në lojë e rezultat ndaj Irlandës së Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri”.

3-2 në fund të një ndeshjeje pa shumë histori por spektakolare për skuadrën e Alain Giresse që e nisi me dy mungesa të sigurta por edhe me ndryshime në formacion krahasuar me takimin e përpara katër ditëve me Greqinë.
Vedat Murriqi shndërroi në gol penalltinë e fituar menjëherë nga super-Rashica ndërsa ishte sërish sulmuesi shtatshkurtër që dhuroi një top për Zymer Bytyqin i cili shënoi edhe golin e dytë.
Irlanda e Veriut gjeti forca për të reaguar me një gol që e hapi vetëm për disa minuta ndeshjen sepse i përhershmi Murriqi sigloi edhe rrjetën e dytë personale duke vendosur në kasafortë fitoren për Kosovën edhe pse 7 minuta nga fundi ishullorët shënuan një gol tjetër.
6 pikë në tre ndeshje dhe vendi i dytë pas Greqisë që kaloi lehtësisht Qipron 3-0.Kosova ka gjetur identitetin dhe po ndërton një të ardhme të sigurt me një skuadër të re.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Portugalia bën ligjin në grupin A2 pasi mundi 2-0 Republiken Çeke.
Spanja ndjekëse mbetet në vendin e dytë me 5 pikë, 2 më pak se luzitanët pas fitores 1-0 në transfertën e Zvicrës.
