“No Mane? No problem!”, Liverpool gjen pasardhësin e senegalezit
Largohet Mane? Nuk ka asnjë problem, Jurgen Klopp i ka marrë masat që lamtumira e senegalezit të mos ndihet. Klubi i kuq i hedh sërish grepat në Portugali te Benfica ku ka evidentuar një nga qëndërsulmuesit më premtues të futbollit botëror.
Darwin Nunez është gati për të bërë hapin e madh dhe Liverpool do të ishte destinacioni i preferuar për uruguajanin që ka shpërthyer këtë sezon me fanellën e “shqiponjave”.
Të kuqtë janë gati të paguajnë 75 milionë stërlina për të fituar konkurrencën me Manchester United. Tradita e lojtarëve portugezë në “Anfield” nisi në vitin 2020 me Diogo Jota-n, ndërsa një vit më pas po nga kampionati luzitan Liverpool transferoi kolumbianin Diaz.
Nunez regjistroi një ndeshje shumë të mirë ndaj Liverpool në Champions dhe ishin ato 180 minuta që impresionuan Jurgen Klopp. 22-vjeçari më parë ka luajtur me Almeira-n, ndërsa Benfica ka vendosur të degjojë ofertat gjatë kësaj vere.
