Ulen çmimet...në Premier League për tifozët miq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2022, 20:43
Premier League mbron tifozët me një vendim të paprecedentë. Pasi mori parasysh kërkesat e shoqatave për çmimet e shtuara të biletave, Premier vendos çmimin "tavan".
Në vendimin e miratuar dhe që hyn në fuqi menjëherë, klubet e Premier League nuk mund ta shesin më shumë se 30 pound një biletë në sektorin mik. Norma hyn në fuqi menjëherë për tre vitet e ardhshme.
