Zyrtare/Lojtari i Kombëtares nënshkruan për tre sezone në Skoci

Po stërvitet me Kombëtaren për një ndeshje shumë të rëndësishme si ajo me Izraelin por Ylber Ramadani mendon edhe për merkaton.

Mesfushori kuqezi firmosi një kontratë të re pas aventurës hungareze. Ish lojtari i Partizanit do të luajë në Skoci gjatë sezoneve të ardhshme. Ai është bërë pjesë e skuadrës së Aberdeen që konsiderohet edhe si forca e tretë pas Rangers e Celtic.

Ramadani ka nënshkruar për tre sezone dhe do të bashkohet me skuadrën menjëherë pasi të marrë një vizë britanike. Aberdeen bën me dije se ai është njeriu i duhur për të marrë frerët e mesfushës ndërsa menaxheri i klubit nënvizon:

"Është një lojtar me shumë energji dhe agresiv. Ka shumë inteligjencë dhe mund të përshtatet në shumë pozicione. Do të jetë një lojar ekipi dhe nuk kam dyshime se do të jetë një nga të preferuarit e tifozeve tanë".

Zyrtare/Lojtari i Kombëtares nënshkruan për tre sezone në