Piqué-Shakira, çifti nuk frekuentohej që në muajin mars
Ata kishin gjithçka që mund të ëndërrojë një njeri normal, famën, suksesin, fëmijët dhe 400 milionë euro pasuri. Pavarësisht gjithçkaje, për këngëtaren kolumbiane Shakira, sot në moshën 45-vjeçare dhe mbrojtësin 10 vite më të vogël, Pique, tashmë ka përfunduar çdo gjë.
11 vite sëbashku por asnjëherë nuk shkuan drejt altarit dhe sipas intervistave të kohëve të fundit, askush prej tyre nuk ka preferuar të lidhej nga detyrimet ligjore kjo edhe për faktin që kriza kishte nisur të ndihej.

“Nuk dua të më shikojë si grua por si të dashur”, rrëfeu këngëtarja në 2020-ën duke shtuar se “e dashura” është një koncept i ngjashëm me “frutin e ndaluar”. 
Mediat aludojnë se gjatë muajve të fundit, Pique e ka gënjyer disa herë bashkëjetuesen ndërsa marrëdhëniet ne çift u ftohën që prej marsit kur në një intervistë ai u shpreh se atmosfera që krijohet në stadiumin e Espanyol nuk mund të krahasohet as me momentet kur ai kryen marrëdhëne seksuale.

Një tregues i qartë ndoshta për të adresuar krizën në çiftin më të famshëm të Spanjës. Që prej ndarjes zyrtare ata u shfaqën edhe një herë bashkë në publik për të ndjekur ndeshjen e djalit të tyre Milan, por tashmë për të dy ka nisur një erë e re.

