FIFA nuk heq dorë nga ideja për robotizimin e Kupës së Botës 2022

FIFA këmbëngul në projektin për të robotizuar futbollin madje këtë synon ta bëjë që në Kupën e Botës 2022. Presidenti Giani Infantino planifikon që të aplikojë një sistem gjysmë automatik për pozicionin jashtë loje.

Sistemi që u testua në botërorin e klubeve, të bazohet në funksionimin e 10 kamerave do të evidentojë 29 pika të ndryshme në trupin e çdo lojtari. Ideja është e thjeshtë, ky sistem duhet të jetë më i shpejtë se sa sistemi VAR që i humbet dinamikën dhe shpejtësinë aksionit.

Kjo do të thotë se ndeshja hapëse e botërorit mes Anglisë dhe Iranit mund të jetë e para në historinë e një kupe bote që aplikon një sistem të tillë kaq të avancuar që në gjuhën e thjeshtë mund të cilësohet edhe si zëvendësim i njerëzve me robotët.

Gjithsesi, vendimin do ta marrë FIFA pasi të jenë analizuar me kujdes të gjitha të dhënat nga testet e muajve të fundit. Shefi i arbitrave, Pierluigi Collina ka paralajmëruar se pavarësisht aplikimit të mundshëm të këtij sistemi, shefat ën fushën e lojës do të jenë sërish arbitrat kryesorë dhe ndihmësit e tyre.