Sepp Blatter nuk dëshmon në gjykatë me pretekstin e problemeve shëndetësore

Shtyhet me një ditë nisja e gjyqit ndaj Sepp Baletter dhe Michel Platini pasi ish drejtuesi i FIFA-s deklaroi se është shumë i sëmurë dhe nuk mund të dëshmojë.

Dikur njeriu më i fuqishëm i futbollit, Sepp Blater akuzohet për mashtrim por ai po përballet me disa probleme shëndetësore dhe ka shumë dhimbje në gjoks. “Kam shumë vështirësi në frymëmarrje”, tha 86-vjeçari përpara gjykatësve në gjykatën e Bellinzonas dhe në këtë mënyrë ata i kanë dhënë 24 orë kohë.

Prokurorët zviceranë e akuzojnë Blatter për transferimin e rreth 2 milionë frangave në llogarinë e ish drejtuesit të UEFA-s, Michel Platini nëpërmjet një rruge të dyshimtë dhe jo në kanalet zyrtare financiare.

Të dy kanë deklaruar se pagesa është bërë për punën e Platini si këshilltar në UEFA gjatë viteve 1998-2002. Në 2015 ata u larguan nga postet drejtuese ndërsa gjykata e Bellinzona-s do të marrë një vendim përfundimtar brenda datës 8 korrik. Nëse rezulton fajtor, Blatter rrezikon deri në 5 vjet heqje lirie.