Kabujt elektrikë rrezikojnë banorët, telat e kontaktit shfaqin rrezik për 6 familje në Selitë

Gjashtë familje në Selitë në rrugën Hamdi Pepa, Leka i Madh janë të rrezikuar çdo ditë nga kabujt elektrikë të varura mbi çatitë e shtëpive të tyre.

Muharrem Kokoshi banor i kësaj lagjeje prej 35 vitesh, thotë se para 2 vitesh u bë rikonstruksioni i rrjetit të energjisë duke mos i përfshirë kabujt afër shtëpisë së tyre.

"U bë rikonstruksioni, erdhën deri këtu afër shtëpive tona dhe ne na thanë nuk e kemi projekt për të bërë shtëpitë tuaja.

Ai thotë se shqetësimet i kanë ngritur pranë OSHEE në zonë.

"Do të vijmë sot do të vijmë nesër. Ingjinjeri i zonës më tha 'nuk kemi materjal duhet të vesh të ankohesh te Drejtoria e Përgjithshme, por deri më sot nuk ka ardhur  njeri."

Thirrja e tij shkon për vëmendje sa nuk është vonë.

"Kërkojmë të na riparohen kabllot të rregullohen si gjithë lagjia."